Foto nga aksidenti

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

28 Mars, 10:49| Përditesimi: 28 Mars, 10:50

  • Share

FIER- 20-vjeçari i cili përplasi për vdekje një këmbësore mbrëmjen e djeshme në Fier është arrestuar nga Policia.

Aksidenti i rëndë ndodhi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Grecallisë”, ku i riu B.H., përplasi këmbësorin me një makinë të tipit “Range Rover”.

52-vjeçari u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht humbi jetën.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Grecallisë", Fier, ku automjeti me drejtues shtetasin B. H. përplasi shtetasin D. Gj., 52 vjeç, i cili humbi jetën në spital, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 20 vjeç, banues në Mbrostar Ura”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?