16-vjeçari dhe vendi ku ndodhi aksidenti

Përplasi për vdekje me makinë të miturin, 24-vjeçari shqiptar arrestohet sapo kthehet në Itali

27 Janar 2023, 13:54| Përditesimi: 27 Janar 2023, 14:03

  • Share

ITALI- Sapo kishte mbërritur nga Shqipëria, 24-vjeçari shqiptar Rafaelo Beqaj ra në prangat e policisë italiane në aeroportin e Katanias.

I riu akuzohet se ka shkaktuar aksidentin natën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në Acireale ku një 16-vjeçar humbi jetën, Daniele Cantale Garano.

Aksidenti ndodhi në orën 03:00, në Corso Italia. 24-vjeçari ishte duke drejtuar makinën “Audi Q8” me shpejtësi të madhe përgjatë rrugës së qytetit të Catania. Makina u përplas me motoçikletën me të cilin po udhëtonte 16-vjeçari, trupi i të cilit përfundoi disa metra larg.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?