Përplasi për vdekje 17-vjeçarin në Llogara, Vasil Bollano lihet në ‘arrest shtëpie’! Shkak gjendja e tij shëndetësore

23 Dhjetor 2022, 12:38| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 14:52

  • Share

VLORË- Me pranga në duar Vasil Bollano la dhomën e spitalit për dy orë dhe u drejtua në gjykatën e Vlorës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjyqtarja Lirza Sinollari caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

Shëndeti i tij u përkeqësua pas aksidentit fatal në Llogara, ku përplasi për vdekje 17-vjeçarin Eljo Hamiti, i cili po kalonte rrugën. Bollano u shtrua në spital mesditën e kësaj të premteje pasi vuan nga probleme kardiovaskulare. Pasi u njoh me masën e sigurisë, efektivët e shoqëruan sërish në spital për të vazhduar trajtimin.

Burimet thanë se ish-kryebashkiaku i Himarës ka deklaruar se i riu i ka prerë rrugën befasisht, por ky version  nuk ka bindur gjykatën që e la në pranga. Policia mbetet e rezervuar në dhënien e informacionit mbi shkakun të aksidentit, por dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se goditja ishte tepër e fortë, ç’ka lë dyshime për shpejtësi të lartë.

Elio Hamiti nga fshati Dukat i Vlorës pasditen e së mërkurës po shkonte në shtëpinë e gjyshes, kur u goditi nga Benz-i që drejtohej nga Bollano në rrugën Orikum- Llogara, pranë fushës së sportit. Adoleshenti mori plagë në kokë dhe nga spitali i Vlorës u transportua me urgjencë tek Trauma në Tiranë, ku ndërroi jetë një ditë më parë.

Aksidenti tragjik ndodhi më 21 dhjetor në Llogara rreth orës 17:00 ku ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano duke qarkulluar me automjetin e tij tip ‘Benz’ ka përplasi për vdekje të miturin.

Ora 14:36
Përplasi për vdekje të miturin, lihet në arrest shtëpie ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano

1671798268_Screenshot1.jpg

Gjykata ka lënë në arrest shtëpie ish kryebashkiakun, Vasil Bollano i cili përplasi për vdekje 17 vjeçarin Eljo Hamiti dy ditë më parë në Llogara. Sipas detajeve, masa e caktuar ndaj tij vjen si pasojë e gjendjes shëndetësore. 

Ora 13:26
VIDEO/ Përplasi për vdekjen 17-vjeçarin, Vasil Bollano me pranga në duar lë spitalin dhe drejtohet gjykatës

 

Pasi përplasi për vdekje 17-vjeçarin Eljo Hamiti, ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano ka dalë nga spitali i Vlorës me pranga në duar.

Ai është shoqëruar nga efektivë policie të cilët e kanë çuar në drejtim të gjykatës së Shkallës së parë ku pritet që t’i komunikohet masa e arrestit me burg.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boll!: 23/12/2022 19:19

    Sapo kthehem nga varrimi i te ndjerit djalosh qe u vra ne rruge teksa shkonte ne shtepi. Sonte ai prehet para kohe ne token e fshatit te tij, ndersa Bollano lihet arrest shtepie se qenka ndjere keq. Pse nuk i jepni mundesine te beje vete akt-ekspertizen, ca leke per shqetesimin dhe demtimin e makines. Ka qene me te pakten 90kmh ne nje segment rruge per 30kmh, tre here mbi norme. Sa kohe i duhet policise per te treguar rrethanat e krimit? E shkreta familje.

    Përgjigju
  • Patrioti: 23/12/2022 17:06

    Ky plehre qe ka 30 vjet qe vjedh nga djersa dhe mundi i shqiptareve pak e ka burgun. I mori jeten nje femije te pafajshem. I jepni dhe shtrat per Spital. Po pse nuk qe per Spital kur mbyti djalin e gjore apo po nxitonte te mblidhte gjakprishurit e tjere si veten per te pritur micotaqin. Cojeni ne burg ku e ka vendin dhe ja tregojne atje sesi e meriton. Fare e keqe.

    Përgjigju
  • Klodi: 23/12/2022 16:22

    Tju vij turp qe ne te tilla raste i nenvlersoni qytetaret shqipetare keshtu .po te ndodhte e kunderta dhe nje shqiptar te shtypte nje 17 vjecar grek do ishte bere nami . Po familjes se te ndjerit pervec se i shpreh ngushellime i them te protestoi fort e mos ta ler Bullanon a Bullarin te ri ne shtepi

    Përgjigju
  • Tani: 23/12/2022 14:50

    Nuk ka drejtesi ne Shqiperi. Familjaret e femijes ti fusin plumbin kokes ketij plehres per ti marre hakun. Nuk ka rruge theter.

    Përgjigju
    • Dordomusi: 23/12/2022 15:15

      Drejtesi ka por eshte pak e shtrenjte ne vendin tone…normalisht na bie me lire me vetgjyqesi!!!

  • Emri: 23/12/2022 14:40

    Turp!

    Përgjigju
  • adela: 23/12/2022 14:11

    KLASIKE....

    Përgjigju
  • Gjergj: 23/12/2022 14:09

    Dje krekosej nè Benz dhe i mbylli jetèn njè fèmije. A ishte i alkoolizuar? Sot "u sèmur" dhe qenkèsh aq rèndè saqè na kèrkoka ndihmè mjekèsore nè spital. Mos u çuditni kur nesèr tè lexojmè qè u dèrgua me helikopter nè Greqi ngaqè u "pèrkeqèsua gjèndja shèndetèsore". Nè Greqi pastaj, do ta festojnè si "luanin e Himarès" qè luftoi pèr Voriopidhin. Burgu, nuk èshtè pèr luanèr si Bolla apo Beleri,,,ai èshtè pèr kryefamiljarin e papunè qè nuk pagoi kètè muaj faturèn e OSSH. Kemi shtet ne ore,,,jo pallavra.!!!

    Përgjigju
    • Tirona: 23/12/2022 17:39

      Të drrejt ke o GJERGJ djali.. kto vemje nuk dënohen asnjiherë .. Ky e ai laskari Beleri dun rrjep në mes Vlorës . Interesant do ishte po sikur ky të bënte nja 1 javë burg,çar do thonte ai Micokaqis ?? Sulm shtetëror ndaj "minoritetit grek" ??

  • dion: 23/12/2022 12:58

    Shikoni se cfar plerash jane kur futen ne burg behen te semure...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?