Pamje nga aksidenti dhe viktima

Kosova & Rajoni

Përplasi motoristin gjatë orarit të punës, i riu shqiptar me shpejtësi ‘skëterrë’, pa patentë dhe makinë luksoze borxh i merr jetën babait të dy fëmijëve në Greqi

1 Nëntor 2021, 14:28| Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 14:51

  • Share

GREQI- Pa patentë, me shpejtësi “skëterrë” dhe me një automjet borxh, i riu shqiptar i ka marrë jetën 47-vjeçarit, babait të dy fëmijëve, teksa ishte në punë dhe po shpërndante porosi me motor në rrugët e qytetit grek, Selanikut.

Sipas informacioneve të publikuara nga mediat, 21-vjeçari shqiptar, ia kishte marre borxh shokut të tij makinën luksoze me të cilët ka përplasur motorin në momentin e ngjarjes.

Menjëherë pasi tërhoqi zvarrë trupin e burrit 47-vjeçar në asfalt nga shpejtësia e tepërt, u largua i tronditur, por u rikthye dhe u arrestua nga policia e cila ishte në vendin e ngjarjes.

Marshimi i motorëve në rrugët e Selanikut

Borie dhe zhurmat e motorëve janë shpërndarë në rrugët e qytetit grek, disa orë pasi 47-vjeçari, u përplas fatalisht nga i riu pa patentë.

Kjo një shenjë “proteste” për humbjen e padrejtë të kolegut të tyre, si pasojë e shpejtësisë.

Çfarë tha nëna e viktimës?

Duke folur për mediat lokale lidhur me ngjarjen e rëndë, ajo tregoi se i riu jo vetëm po ecte me një shpejtësi përtej të lejuarës, por edhe ka kaluar 3 semaforë me të kuqe.

Ndërkohë 21-vjeçari drejtues i mjetit është lënë i lirë mëngjesin e së hënës pasi është dërguar në prokurori .

Ora 14:54
Me shpejtësi marramendëse, kamerat regjistrojnë sekondat e fundit përpara se i riu shqiptar të përplaste fatalisht motorin

Me shpejtësi marramendëse shihet teksa kalon automjeti me të cilin po udhëton shqiptari, disa sekonda përpara se t’i marr jetën 47-vjeçarit me motor.  

Në video e siguruara nga autoritet greke, shihet momenti kur dy nga kalimtarët që ndodheshin pranë vrapojnë drejt vendit të ngjarjes.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?