Foto ilustruese

Përplasi me makinë këmbësoren, arrestohet 70 vjeçari në Peshkopi! E plagosura transportohet në spitalin e Traumës

4 Qershor 2023, 16:04| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 16:08

  • Share

Një 70 vjeçar është arrestuar në Peshkopi pasi përplasi një këmbësore me automjetin e tij tip ‘Benz’. Në pranga ka rënë i moshuari I.H i cili akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Ndërsa këmbësorja S.T ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë materialet proceduriale i kanë kaluar prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?