Foto ilustruese

Përplasi me makinë dy të miturit dhe largohet nga vendi i ngjarjes! Shpallet në kërkim 51-vjeçari në Vlorë

9 Gusht 2022, 11:55| Përditesimi: 9 Gusht 2022, 11:56

  • Share

VLORË- Një 51-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Vlorës pasi përplasi me mjetin e tij dy të mitur 15 me 17 vjeç.

Drejtuesi i mjetit në pasi ka përplasur dy të miturit, është larguar nga vendi i ngjarjes.

'Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë.'- thuhet në njoftimin e policisë.   

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?