Foto ilustruese

Përplasi fëmijën 3-vjeçe teksa kalonte rrugën me nënën, prangoset 22-vjeçar drejtues makine

25 Dhjetor 2022, 09:27| Përditesimi: 25 Dhjetor 2022, 09:37

  • Share

Një 3-vjeçare nga Saranda ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë pasi u përplas dje nga një makinë në lagjen nr.1 të qytetit. E mitura e identifikuar si A.M., ndodhet në gjendje kritike. Policia e Vlorës ka njoftuar sot se ka vënë në pranga drejtuesin 22-vjeçar të makinës.

“Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 22 vjeç, banues në Ksamil, pasi ditën e djeshme duke drejtuar automjetin tip “Hyndai”, ka aksidentuar në rrugë, një fëmijë 3 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë”, kanë njoftuar uniformat blu.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?