19-vjeçari Jehon Breçani, ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës dhe vendi ku ndodhi aksidenti

Kronikë

Përplasi 23-vjeçaren dhe i këputi këmbën, Gjykata vendos ‘arrest me burg’ për Jehon Breçanin, djalin e ish- zëvendësdrejtorit të Policisë

14 Qershor 2021, 13:43| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 13:49

  • Share

Gjykata ka caktuar ditën e sotme masën “arrest me burg”, për 19-vjeçarin, Jehon Breçanin, djalin e ish-zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Aksidenti u regjistrua 4 ditë më parë, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, Breçani, drejtuesi i automjetit ka përplasur 23-vjeçaren Xhesina Gega e cila ka mbetur pa njërën këmbë dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital.

Si ndodhi aksidenti

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip "Benz", që i jepte me shpejtësi duke e përplasur të renë dhe duke i këputur njërën këmbë e duke i shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë.

Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares u bë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.

Jehon Breçani humbi kontrollin e makinës dhe u përplasur fillimisht me murin,  më pas me një pemë dhe më pas ka goditur 23-vjeçaren që ndodhej në trotuar.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?