Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, autobusi i Kombinatit del nga rruga dhe përplaset me koshin e mbeturinave

16 Maj 2022, 10:33| Përditesimi: 16 Maj 2022, 12:24

  • Share

Një tjetër aksident ka ndodhur në kryeqytet, ku janë përfshirë mjetet e transportit publik.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombinatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, autobusi i Unazës për pak sa nuk shkaktoi një tragjedi njerzore, pasi doli nga rruga dhe përfundoi në lumin e Lanës. Fatmirësisht nuk pati viktima, por vetëm të lënduar.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • soni: 16/05/2022 13:51

    Urgjent mbajeni aty per instalacionin e radhes.. Urime urime urime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?