Joe Biden

Përplaset autokolona e Bidenit! Si është gjendja e presidentit amerikan

18 Dhjetor 2023, 12:22| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 12:26

  • Share

Një makinë përplasi në mënyrë të paqëllimtë një SUV që ishte pjesë e aukolonës së sigurisë së presidentit amerikan Joe Biden. SUV është një automjet sportiv i shërbimeve, një klasifikim i makinave që kombinon elementet e pasagjerëve në rrugë makinash me veçori nga automjetet jashtë rrugës.

Sipas raportimit të CNN Shtëpia e Bardhë konfirmoi se kreu i administratës dhe zonja e parë janë shëndoshë e mirë. Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Steve Kopek u shpreh se shkak për incidentin mund të jetë bërë shiu i dendur.

Episodi ngjalli pështjellim të madh, megjithatë makina e goditur nuk ishte ajo e kreut të shtetit. Biden dhe e shoqja, Jill sapo ishin larguar nga selia e tij e fushatës në Wilmington kur ndodhi përplasja. SUV-i u godit nga një makinë me targa Delaware në kryqëzimin përballë hyrjes së selisë.

Pavarësisht se automjeti i tij nuk ishte përfshirë, agjentë të shërbimit sekret menjëherë e kanë shoqëruar Bidenin pas përplasjes. Roje sigurie rrethuan makinën që pësoi dëmtime, ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë dhe bashkëshortja u kthyen në shtëpi pa asnjë problem të mëtejshëm.

Vizita e tyre në shtabin e fushatës së presidentit për vitin 2024, kishte për qëllim takimin me stafin, e para herë që kur ata nisën të punonin në zyrën e Wilmingtonit që nga vera.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?