Përplasen tre makina në rrugën Lezhë- Shkodër, plagosen 4 persona, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

23 Korrik 2020, 19:38| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 20:29

  • Share

LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur në autostradën Lezhë-Shkodër, ku 3 automjete janë përplasur në vendin e quajtur Mabe.  Sipas burimeve, raportohet për 4 të plagosur, ku dy prej tyre janë  në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë dhënë ndihmën e parë dhe më pas  të plagosurit janë transportuar për në spitalin rajonal të Lezhës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryen verifikimet mbi shkaqet e këtij aksidenti. Akoma nuk dihet identiteti i personave që janë përfshirë në aksident. Heqja e makinave me karotrec ka krijuar trafik të automjeteve në rrugë.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?