VIDEO/ Aksident në ‘Rrugën e Arbrit’, dy makinat bëhen shoshë pas përplasjes, shoferët në spital

11 Qershor, 08:34| Përditesimi: 11 Qershor, 16:02

  • Share

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme, ku janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’ pjesë e Rrugës së Arbrit.

S|ipas informacioneve të para, fillimisht dy të plagosurit, Azem Guna, 25 vjeç dhe Urim Kukeli, 55 vjeç, janë dërguar në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë, me pas janë dërguar në spitalin e Burrelit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?