Foto ilustruese

Aksident në tunelin e Kalimashit, dy pasagjerë dërgohen në spital

1 Maj, 20:04| Përditesimi: 1 Maj, 20:18

  • Share

Dy makina janë përplasur në tunelin e Kalimashit me drejtim lëvizjeje Milot-Morinë. 

"Automjeti tip "Benz" me drejtuese shtetasen M. T, është  përplasur me automjetin tip "Benz",  me drejtues shtetasin A. K", thuhet në njoftimin e policisë.

Të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë të cilët janë dërguar në spital për kontrolle mjekësore. Shërbimet e Policisë menjëherë bënë të mundur hapjen e rrugës dhe lëvizja e automjeteve vijon e lirë në tunel.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?