Foto ilustruese

Përplasen dy makina në rrugën e Rinasit! Plagosen dy fëmijët, dërgohen në spital

1 Qershor 2020, 08:58| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 09:04

  • Share

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, ku dy adoleshent kanë mbetur të plagosur, fatmirësisht jo rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit ku dy automjetet janë përplasur me njëra- tjetrën, e për pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe  një 13 vjeçar.

Mësohet se ato janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, dy shoferët, V.S. dhe A.M. janë në vendngjarje për sqarimin e mëtejshme të ngjarjes.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?