Makinat përplasen kokë më kokë në Levan të Fierit, 4 të plagosur! Pamje nga goditja e fortë e mjeteve

19 Korrik 2020, 15:31| Përditesimi: 19 Korrik 2020, 16:23

  • Share

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Levan -Tepelene, duke shkaktuar 4 të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Kafaraj, ndërsa përplasja ka qenë tepër e fortë mes dy makinave ku pjesa e përparme e tyre është shkatërruar plotësisht.

Përplasja ka ndodhur mes mjetit tip "Kamionçinë" me targa AA 705 HS dhe drejtues shtetasin A. J., 55 vjeç, banues në Vlorë dhe mjetit  tip "Reno" me targa AA 886 ZI me drejtues shtetasin Z. B., 57 vjeç, banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, shtetasit Sh. G., 58 vjeç, banues në Tiranë dhe A. J., 49 vjeçe.

Të katër të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

Komente

  • oliver: 19/07/2020 17:27

    ECNI avash o kafshe dhe mbani krahun...///

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?