Përplasen dy makina në Elbasan, përmbyset furgoni, nuk ka të lënduar, shkak lagështira (VIDEO)

8 Mars 2020, 08:18| Përditesimi: 8 Mars 2020, 08:39

  • Share

ELBASAN-Dy makina janë përplasur mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Bradasheshit në dalje të qytetit në drejtim të Tiranës, ndërsa fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Në aksident u përfshinë një furgon me një tjetër makinë. Shkak i përplasjes dyshohet se ka qenë lagështira në rrugësi pasojë e reshjeve të shiut, furgoni është përmbysur, ndërsa makina tjetër ka përfunduar jashtë në një arë.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. Policia ka nisur hetimet.

Pamje nga aksidenti ne Elbasan

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shoferi: 08/03/2020 11:41

    Një gjë nuk kuptoj dot unë kaq gomerët janë shoferat në Elbasan?! sepse nuk ka ditë që mos të dëgjojmë aksidente në akset rrugore të kësaj zone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?