Përplasen dy makina në Elbasan, mbeten të plagosura dy gra (VIDEO)

21 Qershor 2020, 12:51| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 20:33

  • Share

Një aksident me pasoja jo të vogla, por fatmirësisht jo në jetë, ka ndodhur në mesditën e sotme në Elbasan dhe konkretisht në aksin rrugor Labinot-Xibrakë. Burime bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën ku kanë mbetur të plagosura dy gra.

Makinat kanë pësuar dëmtime të shumta, ndërsa lajmi i mirë është se pas transportimit në spital dy gratë e plagosura janë jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por për këtë po punon policia.

Makinat e aksidentuara

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?