Përplasen dy makina në autostradën Lushnje-Fier, 3 të plagosur! Kryqëzimi i Savrës, ‘njollë e zezë’ aksidentesh

13 Tetor 2023, 16:48| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 17:03

  • Share

Kryqëzimi i Savrës në autostradën Lushnje-Fier vazhdon të prodhojë aksidente. Mesditën e sotme, rreth orës 14:00 në një aksident ku janë përfshirë dy automjete, kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët me urgjencë janë transportuar drejt spitalit të Lushnjes ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në aksident janë përfshirë një mjet tip Peugeot dhe një mjet tip Volksëagen Golf. Shoferi i Golfit në tentativë parakalimi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në mes të trafikndarëseve të hekurta. Uniformat blu në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti i cili pason disa aksidente të tjera edhe me humbje jete.

Fatmirësisht sot nuk pati fatalitete por vetëm të lënduar jashtë rrezikut për jetën. Ky kryqëzim është dhe do të mbetet një "njollë e zezë" në autostradën Lushnje-Fier pasi mungon nënkalimi apo mbikalimi i mjeteve dhe drejtuesve shpesh herë u mbetet të përcaktojnë vetë përparësinë e lëvizjes.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?