VIDEO/ Përplasen dy makina në aksin rrugor Korçë-Maliq, 3 të plagosur

20 Mars, 16:13| Përditesimi: 20 Mars, 16:21

  • Share

Një aksident me tre të plagosur është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Korçë-Maliq". Nga përplasja e dy makinave të lënduar kanë mbetur dy pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit tip "Chevrolet".

“Më datë 20.03.2024, rreth orës 13:50, në aksin rrugor "Korçë-Maliq", në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip "Dacia" me drejtues shtetasin E. Ç., është përplasur me automjetin tip "Chevrolet" me drejtues shtetasin E. Ç. Për pasojë kanë marrë lëndime dy pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit tip "Chevrolet", të cilët u dërguan për mjekim në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?