Pamje nga aksidenti

Përplasen dy makina në aksin Pogradec-Qafë Thanë

9 Shkurt, 16:36| Përditesimi: 9 Shkurt, 16:38

  • Share

Një aksident me dëme të shumta materiale ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Mëmëlisht.

Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë dy makina të cilat kanë pësuar dëme të shumta materiale, por nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe po punon për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?