Pamje nga aksidenti

Përplasen dy makina në aksin Burrel-Klos, plagosen 2 pasagjerë

25 Janar, 16:53| Përditesimi: 25 Janar, 16:56

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Klos. Shtetasi F.S duke drejtuar makinën tip ‘Fiat’ është aksidentuar me një makinë tip "Volkswagen", me drejtues shtetasin H.H.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë dy pasagjer, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit.

Dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?