Foto nga vendngjarja dhe viktima Gëzim Rizani

EMRAT/ Aksident i trefishtë tek kthesa e Rinasit, vdes 32-vjeçari, 3 të tjerë të plagosur! Shkak parakalimi i gabuar

15 Janar, 08:36| Përditesimi: 16 Janar, 11:56

  • Share

TIRANË- Tre makina janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm (15 janar 2024) në aksin Fushë-Krujë-Vorë dhe për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë së Tiranës aksidenti u shënua rreth orës 07:20 minuta kur te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës janë përplasur makina tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues Agur Rezuli, 45 vjeç, dhe automjeti tip "Skoda", me drejtues Gëza Rizani, 32 vjeç, nga Kosova.

Dyshohet se 32-vjeçari ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me kamionin i drejtuar nga Agur Rezuli i cili lëvizte nga Vora drejt Fushë-Krujës. 

Pas kësaj përplasjeje mjeti tip “Skoda” u përplas dhe me një “Benz” që lëvizte nga Fushë-Kruja drejt Vorës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi i Skodës, 32 vjeç, dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Dy drejtuesit e mjeteve janë testuar me aparat ‘Drwger’ dhe kanë rezultuar me 0.0 në alkool.

'Më datë 15.01.2024, rreth orës 07:20, te kthesa e Rinasit në drejtim të Fushë-Krujës, janë përplasur automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. B., 53 vjeç, automjeti kamion "Volvo", me drejtues shtetasin A. R., 45 vjeç, dhe  automjeti tip "Skoda", me drejtues shtetasin G. R., 32 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi G. R., dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët që ndodheshin me të, të cilët janë transportuar për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

1705315087_WhatsAppImage20240115at11.37.35.jpeg

Pamje nga aksidenti

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?