Foto nga vendngjarja

Përplasen 2 helikopterë në Australi, 4 viktima dhe 3 të plagosur rëndë

2 Janar 2023, 11:48| Përditesimi: 2 Janar 2023, 11:50

  • Share

AUSTRALI- Dy helikopterë u përplasën në ajër pranë një atraksioni të njohur turistik në Gold Coast të Australisë të hënën, ku për pasojë katër persona humbën jetën ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur rënë, bazuar në njoftimin e autoriteteve. Një grua dhe dy djem të rinj, janë dërguar në spital në gjendje kritike.

Byroja Australiane e Sigurisë së Transportit (ATSB) tha se do të hetojë ngjarjen. Përplasja ndodhi rreth orës 14:00 me orën lokale (04:00 GMT) përgjatë një brezi turistik të njohur si Plazhi kryesor, rreth 75 km (47 milje) në jug të Brisbane.

Gary Worrell nga policia e Queensland tha se ngjarja mund të ketë ndodhur teksa një helikopter dukej se po ngrihej ndërsa tjetri po ateronte. Ai tha se katër viktimat dhe tre personat që mbetën të plagosur rëndë ndodheshin në të njëjtin avion.

“Është një skenë e vështirë. Për shkak të zonës që ndodhet, në bregun e rërës, ishte e vështirë për të fituar akses, për të çuar shërbimet tona të urgjencës në vendngjarje për ta menaxhuar atë siç duhet.", thanë autoritetet.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?