Foto ilustruese

Pogradec/ Përplas me Benz një makinë, shoferi i dehur merr arratinë, nuk i bindet policisë për të ndaluar

24 Mars, 15:55| Përditesimi: 24 Mars, 16:00

  • Share

Një akisdent ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec ku një 39 vjeçar ka përplasur me Benzin e tij një tjetër makinë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2, Pogradec. 

Shoferi më pas është larguar duke mos iu bindur as urdhrit të policisë për të ndaluar. Pasi është kapur rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 39 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip "Benz", është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 39-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin e tij, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur”, njofton policia.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?