Përpeq me petë të pjekura nga zonja Albana

24 Nëntor 2023, 11:58| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 11:59

  • Share

Përpeq me petë të pjekura

Përbërësit:

  • Petë të pjekura
  • 1.5 litra qumësht
  • 1 lgj kripë
  • 2 vezë
  • 1 fç vaj
  • 200 gr ajkë

Përgatitja:

Në një enë rrahim vezët, shtojmë qumështin, kripën, ajkën e kosit, vajin dhe i përziejmë mirë. Shtrojmë në tavë petët e para duke i spërkatur me masën e përgatitur. Shtojmë petët e tjera pasi i thërrmojmë dhe të gjithë masën e shtojmë sipër. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?