Foto ilustruese

Kronikë

Përndiqte të miturën, arrestohet 34-vjeçari në Fier

14 Prill 2021, 10:36| Përditesimi: 14 Prill 2021, 10:40

  • Share

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, i akuzuar për përndjekje. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 34-vjeçari me inicialet N.K., banues në Patos ka përndjekur një 17-vjeçare.

Nuk jepen detaje të tjera për ngjarjen, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Përndjekja", shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe", njofton policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?