Foto ilustruese

Përndoqi ish-të dashurën për disa muaj, e dhunoi dhe e kërcënoi që të hiqte denoncimin, arrestohet 33 vjeçari në Tiranë (EMRI)

6 Dhjetor 2023, 09:31| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 09:40

  • Share

Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për përndjekjen dhe kanosjen e ish të dashurës së tij. Në pranga ka rënë Ermal Cane, banues në Lushnjë.

Mësohet se ka qenë ish- e dashura e tij 24 vjeçare ajo që ka bërë kallëzimin se Ermal Cena e përndiqte. Më pas ai e ka dhunuar dhe e ka kërcënuar që të tërhiqte kallëzimin e bërë ndaj tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?