Foto ilustruese

Përndiqte një 29-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

26 Janar 2022, 09:30| Përditesimi: 26 Janar 2022, 10:18

  • Share

BULQIZË- Një 29-vjeçare ka përjetuar momente ankthi dhe frikë, pasi një 34-vjeçar e ka përndjekur për një kohë të gjatë.

Report Tv mëson nga burime zyrtare se 34-vjeçari banues në Bulqizë, e ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon të renë.

Pas denoncimit, është bërë arrestimi i 34-vjeçarit.

"Përndiqte një 29-vjeçare, në mënyrë të vazhdueshme dhe e kërcënonte me mesazhe në telefon,  arrestohet në flagrancë nga Policia 34 vjeçari.

 Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 34 vjeç, banues në Bulqizë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ka kërcënuar e shantazhuar nëpërmjet mesazheve dhe ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 29- vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme", njofton Policia.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?