Foto ilustruese

EMRI/ Përndiqte një 16-vjeçare duke e shantazhuar në rrjetet sociale, arrestohet 22-vjeçari në Kukës

17 Shkurt 2021, 11:18| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 11:32

  • Share

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 22-vjeçar pasi ka përndjekur një 16-vjeçare në rrugë dhe në rrjetet sociale.

E mitura ka kryer denoncimin në faqen e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Policia njofton se pas hetimeve të kryera u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Kastrati, 22 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale "Përndjekja", pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një 16-vjeçare, duke e ofenduar dhe shantazuar në rrugë dhe në rrjetet sociale.

'Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Kukës fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital, në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.'- njofton policia

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Artur muhja: 17/02/2021 17:07

    Jo sepse po ecet shume avash Jo vetem ku duan ata duhet te vaksinohen edhe njerezit e thjesht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?