Kronikë

Përmeti kundështon plehrat në zonë të mbrojtur! Bashkia vend-depozitim tek Bredhi i Hotovës

11 Nëntor 2021, 16:57| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 17:13

  • Share

"Vendi ku ndodhemi do të jetë vend-depozitimi i plehrave për të gjithë rrethin e Përmetit për këtë arsye banorët e fshatit Piskovë kanë protestuar, duke kërkuar anulimin e këtij projekti në këtë hapësirë të gjelbër që ndodhet në rrugën që të çon drejt Bredhit të Hotovës".

Banorët e fshatit Piskovë shprehen se Bashkia e Përmetit ka ndërmarrë një vendim arbitrar, të pa konsultuar për të shndërruar një fushë të gjelbëruar në një vendepozitim për mbetjet urbane.

“Kërkojnë të na sjellin plehrat e të tëra bashkive aty ku mbi ujin e pijshëm. Të kenë turp këta që po shtojnë veç varfërisë një mijë halle për këtë popull. Pse po i sjellin këtu, apo se është e vogël Piskova. Tatëpjetë ka helmime, kemi ujë, kemi të tëra. I sjellin në Piskovë, pikërisht se ka një terr informativ. Prandaj nuk e dimë."-thanë banorët.

Shqetësimi i banorëve përvec zhdukjes së gjelbërimit, ndotjes së ambientit dhe cënimit të zonës së mbrojtur, ka dhe anën tjetër negative. Atë të depërtimit të ujërave nëntokësorë në ujësjellësin e fshatit. Thirrjen për të anuluar këtë projekt nuk ia drejtojnë vetëm kryetares së bashkisë, Alma Hoxha, por dhe ministren së Turizmit e Mjedisit Mirela Kumbaro e cila është edhe deputete e zonës.

"I bëjmë thirrje ministres Mirela Kumbaro që është dhe e Turizmit dhe Mjedisit të marri masa për këto. Të hetojë SPAK dhe Yuri Kim që thotë për SPAK. Këtë t'ju thotë Yuri Kim atyre, pse i bëjnë fshehurazi. Ta denoncojnë kush ka dorë e të vihen para drejtësisë."- u shprehën banorët.

Kryeplaku i fshatit shprehet se protesta do të përshkallëzohet deri në bllokimin e aksit nacional.

"Para dy tri vitesh që ishte Park Kombëtar, sot nuk e nxjerrin që është Park Kombëtar. Vec asaj 1 km më poshtë kemi ujin e pijshëm. Jemi të varur nga uji i pijshëm nga Vjosa, nga kjo degë e lumit. Kemi kërkuar takim me kryetaren e bashkisë, nuk kemi pasur një reagim dhe me ç'duken gjërat, janë vendosur nga ana e minsistrisë dhe bashkisë."-tha kryeplaku i fshatit,

Vend-depozitimi i plehrave, sipas projektit të bashkisë do të stacionohet në këtë territor të gjelbëruar fare pranë rrugës që në çon në teqen Alipostivan, një vend ku shkojnë me mijëra pelegrinë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/11/2021 02:47

    Te dashur turiste vendas dhe te huaj qe doni te vizitoni Permetin e bukur te trendafilave,jeni te mirepritur te vizitoni cdo cep te tij,Benjen dhe ujerat e saj termale,Kanionin e Lengarices,Frasherin,Vjosen,teqete dhe kishat,etj,mos harroni dhe te fameshmin Bredhin e Hotoves,qe nuk bie me pak nga bukuria dhe madheshtia,se Alpet e Shqiperise,n.q.s e keni veshtire t'a gjeni,apo humbni rrugen te dalldisur nga bukuria e tij,mos e kerkoni ne GPS,mos lajmeroni policine,por shikoni rruges per nje pike rreferimi,qe sherben dhe si shenje mireseardhjeje,shikoni per fushen e plerave,nese nuk e shikoni nga pakujdesia,ju rekomandojme te ngrini lart ne ajer,drejt qiellit,hunden,si qente,sidomos ne ditet e nxehta,te cilat Permeti i ka me bollek,dhe keni per te ndiere nje ere te pagabueshme,te rende,qe do t'ju orientoje qe po i afroheni Bredhit,ose teqese,pra nuk jeni larg dhe nuk keni gabuar rruge;ajo nuk eshte ere trendafilash,pishash,bredhash,bari,apo lulesh te egra,ajo eshte era e pagabauar e plerave qe dekompozohen ne fushe.Gjithashtu iu rekomandojme qe ne vend te ujit te burimeve perreth zones,pini dhe lahuni me raki Permeti,ka per te qene e paster dhe shume me e sigurte,se ujrat burimore te aromatizuar e te pasuruar me substanca te dyshimta, qe natyra ka per t'i filtruar nga fusha e plerave qe do te behet aty prane!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?