Përmetari më i vjetër feston 100-vjetorin me serenatë poshtë ballkonit

13 Prill 2020, 14:55| Përditesimi: 13 Prill 2020, 14:57

  • Share

I vetmi qytetar që ka festuar 100-vjetorin në qytetin e Përmetit është surprizuar nga bashkia duke i bërë serenatë poshtë ballkonit dhe dhuruar lule. Visho Habili festoi 100-vjetorin e tij në mënyrën që nuk do ta mendonte kurrë me muzikë dhe lule poshtë ballkonit të tij.

Bashkia e Përmetit i ka bërë një surprizë veteranit intelektual duke i kënduar këngë popullore, ndërkohë që kryebashkiakja Alma Hoxha i ka trokitur në derë duke i dhuruar lulet.

Përmeti ashtu si çdo vend tjetër është i izoluar dhe deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?