Foto ilustruese

Përmet/ Tentoi të transportonte 14 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 31-vjeçari kosovar

13 Korrik 2023, 09:46| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 09:54

  • Share

Një 31-vjeçar është vënën në pranga nga policia e Përmetit, pasi u kap në tentativë për të transportuar 14 emigrantë të paligjshëm në këmbim të pagesës për secilin prej tyre.

Në pranga ka rënë D. B., 31 vjeç, banues në Kosovë.  

I arrestuari u kap në flagrancë, në qytetin e Përmetit, duke transportuar kundrejt pagesës, me automjetin tip "Mercedez Benz", 14 emigrantë nga vendet lindjes së mesme, që kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit me vendet e BE-së.

Gjatë kontrollit në automjet, 31-vjeçarit iu gjet 1 thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash, 1 aparat celular dhe automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Puntori me turne: 13/07/2023 10:06

    Eh mor popull e shifni? Po vijn kosovaret e po na vjedhin ...punen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?