Paratë dhe municionet e sekuestruara nga Policia

Përmet/ Rrahu me levë 3 persona, gjykata lë në ‘arrest shtëpie’ 48-vjeçarin

31 Tetor 2022, 14:17| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 14:24

  • Share

Klement Ndina, 48 vjeç është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Përmetit. Ai akuzohet për rrahjen e Kostandin Xhallos, 35 vjeç me mjete të forta si leva ndërsa ndihmohej nga i biri 25-vjeçar.

Xhallo ndodhet ende në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndonëse prokurori Asllan Bajrami kërkoi ‘arrest me burg’, gjyqtarja Yrvete Shkreli vendosi masën ‘arrest shtëpie’.

Përveç Xhallos, babë e bir kanë rrahur dhe 2 persona të tjerë duke iu shkaktuar dëme të rënda. Gjithashtu, gjykata vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, 45-vjeçarin Gj. B., i cili ndihmoi Klement Ndinën të largohej nga vend i ngjarjes pas sherrit.

Sherri mes tyre u regjistrua dy ditë më parë, ndërsa policia iu sekuestroi në momentin e arrestimit 15 700 euro, 1753 dollarë, shuma të tjera parash në valuta të ndryshme, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 2 aparate celulare.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?