Pamje nga vendngjarja

Përmet/ Ishte duke vizituar kanionin e Langaricës, mbytet turistja gjermane! E mori rrjedha e ujit

31 Maj 2023, 19:47| Përditesimi: 31 Maj 2023, 21:31

  • Share

PËRMET- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet pasditen e kësaj të mërkure, ku një turiste gjermane është mbytur në kanionin e Langaricës.

Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 18:25, ku turistja gjermane, 66-vjeçarja me inicialet A.S., ka qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës së bashku me bashkëshortin, 72-vjeçarin me inicialet F.Ë.

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, 66-vjeçaren e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të turistes gjermane, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?