'Shteti në këmbë për përmbytjet', Rama- Metës: I është gjetur vaksina COVID-it, por jo akuzave të opozitës që përdorin për politikë fatkeqësitë natyrore (VIDEO)

8 Janar 2021, 19:34| Përditesimi: 8 Janar 2021, 21:48

  • Share

TIRANË- Akuzave të presidentit Ilir Meta se nuk qeveria nuk ka marrë parasysh paralajmërimin e IGJEUM për përmbytje, kryeministri Edi Rama i kërkoi Komitetit Ndërministror të Emergjencave që të mos i marrin parasysh, por të vijojnë të bëjnë detyrën. Ai bëri edhe ironi duke thënë se i është gjetur vaksina COVID-it, por jo akuzave të ardhura të opozitës, sipas së cilit, nuk bëjnë gjë tjetër veçse përdorin fatkeqësitë natyrore për politik.

Menjëherë pas vizitës së tij në Greqi, Rama mblodhi pasditen e kësaj të premte ministrat e kabinetit qeveritar, zv. kryeministrin Erion Braçes, kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako për të raportuar mbi situatën e përmbytjeve në Shqipëri. I bindur, Rama tha se situata është në kontroll falë punës që është bërë ndër vite dhe se nuk ka asnjë krahasim me atë që mund të ishte në rast se do ishte qeveria tjetër.

Situatën e përmbytjeve dhe punën e bërë në terren Rama e përmblodhi me një fjali.

"Nga pikëpamja e jetëve njerëzore nuk ka dëm, nga pikëpamja e banesave dëmet janë minimale, nga pikëpamja e lëvizshmërisë, ka pasur ndërhyrje të menjëhershëm, flas për njerëzit, por edhe për makinat", tha Rama.

Në të njëjtën linjë ishte edhe zv.kryeministri Erion Braçe, i cili shtoi se prej 5 ditësh janë mbledhur në çdo qytet Shtabet e Emergjencave.  Në fund, Rama u dha porosi ministrave që të jenë në gatishmëri që ngjarjet e shkuara, që i ka quajtur dramatike, të mos përsëriten dhe nuk e kurseu ironitë për Voltana Ademin, që tha se 'ishte Bashkia hudhër për të mos marrë mësysh Shqipërinë'.  

VIDEO/Mbledhja e plotë online e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile

Ora 20:56
Balluku-Metës: Kemi marrë masat që para 10 ditësh! Shmangëm përmbytjen në fushën e Shkodrës (VIDEO)

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se i kishin marrë masat para që të fillonin reshjet e shumta të shiut, për pasojë nuk ka apsur përmbytje në Shkodër, siç ka ndodhur vitet e kaluara.

"Ne kemi nisur nga puna para 10 ditësh duke qenë të përgatitur për këtë situatë, duke marrë masat e duhura, kështu që e kemi gjetur veten të përgatitur dhe kaskada për të parandaluar përmbytjen në fushën e Shkodrës", tha Balluku.

Ajo ka pasur edhe një përgjigje për akuzat e presidentit Ilir Meta se nuk janë marrë masat e duhura për të informuar qytetarët.

"Dua të them që të të gjithë zëvendës ministra kanë qenë në komunikim direkt, kemi përdorur TV duke pasur kështu mundësinë për të informuar publikun orë pas ore qoftë për situatën e energjisë elektrike, KESH, OSHEE dhe OST, kështu që të gjithë kanë qenë në krye të detyrës. Kemi qenë në gatishmëri më shumë se 2 javët e fundit", tha Balluku.

Ora 20:37
Çako: Nuk ka banesa të rrezikuara nga përmbytjet! Shtabet e ngritura kanë nisur punën për zbatimin e masave në terren (VIDEO)

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile Haki Çakonë mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile tha se situata e krijuar si pasojë e reshjeve të shiut në vend është nën kontroll. Çako tha se shtabet e ngritua kanë nisur punën për zbatimin e masave në terren, ndërsa theksoi se në Lezhë problematikë është lumi Drin, i cili është mbingarkuar nga shkarkimet e Gjadrit, por në përgjithësi theksoi se nuk ka banesa që rrezikojnë.

“Gjatë gjithë ditës së sotme të gjitha shtabet e mbrojtjes civile në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera, me FA-të, të policisë së Shtetit, strukturat e tjera që kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe është shkëmbyer informacion. Shtabet kanë hartuar planet e masave dhe kanë filluar veprimin në terren. Prezenca e ujit është në disa zona të tokës bujqësore. Banesa të rrezikuara nuk ka. Në qarkun e Lezhës problematik është lumi Drin sepse është mbingarkuar me shkarkimet që vijnë nga Gjadri por situata është në kontroll të plotë.

Me ndërhyrjen e Bashkisë së Lezhës është bërë rikuperimi në disa vende e kolektorë. Aktualisht kuotat janë optimale, nuk paraqesin rrezik, nuk ka qytetarë që rrezikojnë, gjithsesi FA-të dhe strukturat e tjera janë në gatishmëri të plotë. Në Shkodër, zona e Oblikës ka një pjesë të konsiderueshme nën ujë. Ka një efekt që vjen nga mbingarkesa e liqenit të Shkodrës dhe Gjadri që shkarkon në Drinin e Madh dhe më tej në Bunë. Kontrolli i kaskadave të lumit Drin është i plotë. Kemi qenë në kontakt me drejtorin e përgjithshëm të KESH, OSHEE-së. Kolektorët kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në punë. Është bërë një punë shumë e mirë në pastrimin e kanaleve në nivelit të parë dhe niveleve të tjera. Prezencë uji ka pasur dhe në qarkun e Durrësit”, deklaroi Çako.

Ora 20:23
Ironia e Ramës për Voltana Ademin: Bashkia e Shkodrës, si hudhër për të mos marrë mësysh Shqipërinë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë për kryebashkiaken Voltana Ademi, sa i përket situatës së përmbytjeve.

" Të vazhdojmë intensivisht këtu punë, secili e di detyrën e tij, është e rëndësishme që iu theksua nga Brace që e ka ndjekur në kohë reale që niveli i gatishmërisë dhe i reagimit në strukturat vendore, me përjashtim të një bashkie që qëndron si hudhër për të mos u marrë mësysh Shqipëria. Nga pikëpamja e jetëve njerëzore, nuk ka dëm, nga pikëpamja e banesave dëmet janë minimale, nga pikëpamja e lëvizshmërisë, ka pasur ndërhyrje të menjëhershëm,flas për njerëzit, por edhe për makinat", tha Rama.

Ora 20:19
Deklarata e Metës/ Rama: I është gjetur vaksina COVID-it, por jo akuzave të opozitës që shfrytëzojnë për politik fatkeqësitë natyrore (VIDEO)

Në mbledhje e Komitetit ndërministror të Emergjencave, Rama u bëri thirrje që të merren me akuzat e ardhura nga opozita, teksa pati më konkretisht një përgjigje për presidentin Ilir Meta.

"Akuzave politike nuk kemi çfarë u bëjmë  edhe COVID iu gjet vaksina e imunizimit, të cilën shpresoj që ta fillojmë ta injektojmë në vendin tonë duke nisur nga mjekët dhe infermierët përpara afatit, ndërsa vaksinës së dëshpërimit të opozitës nuk i është gjetur formula, kështu që për shkak të dëshpërimit ata për fat të keq kapen pas fatkeqësive natyrore për të bërë politik, në do bëjmë punën tonë, duke bërë më të mirën si po e bëjmë në këtë moment të vështirë për shkak të reshjeve, ne kemi një protokoll standart për emergjencat tona civile, kemi protokolle standarte për nivelet e gatishmërisë dhe për përshkallëzimin e prezencës në territor dhe të gjitha këto janë zbatuar. Situata nuk ka si të jetë e pëlqyeshme në ato zona ku reshjet kanë qenë shumë intensive, por është fakt që falë punës së bërë ditë për ditë dhe vit pas viti në infrastrukturën e kullimit dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse, sot me këtë sasi kemi një gjendje shumë më të pranueshme dhe në kontroll krahasuar çfarë do kishte ndodhur nëse do ishim si ato vite jo shumë të larta kur bëhet hataja", tha Rama.

Ora 19:56
Moti i keq/ Peleshi bën bilancin: Rreth 2000 forca të FA-së në terren! (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë një panoramim të qartë të situatës në qytetet kryesore në Shqipëri pas reshjeve të dendura të shiut që pushtuan vendin tonë gjatë orëve të fundit. Ai tha se në terren janë rreth 2 mijë të FA.

"Ka funksionuar në mënyrë shumë të mirë reagimi i pushtetit vendor, por edhe FA sidomos e Forcës tokësore në të gjithë Shqipërinë, është 2fishuar. Jemi prezentë në qarqet e rrezikuara, në Shkodër e Lezhë kemi kryer operacione për evakuimin e qytetarëve. për këto prurje të lumenjve dhe këtë nivel fakti që në këto vite kemi punuar në pastrimin e kanaleve kulluese na ka sjellë në këtë situatë ku nuk kemi një situatë tragjike. Nuk kemi familje të rrezikuara nga uji, kjo është rezultat i punës së përbashkët, që ka qenë shumë i mirë.

Në Shkodër, kemi një rritje të nivele në Drin, Bunë e Kir, 2270 ha të përmbytura, fshati Obot, si gjithmonë është rrethuar nga uji, në dispozicion është Ushtria, rreth 100 persona janë transportuar, hidrocentrale prurjet 10 herë më të mëdha. Me këtë ritëm, por rreth 2-3 nëse nuk do kemi reshje intensive hidrocentrale mund të përmbahen në shkarkimet e tyre.

Lezhë janë 2500 ha të përmbytura, 2 familje të evakuuara, niveli i ujit është shumë i lartë në Drin e Gjadër.

Vlorë ka vetëm një shembje rrugë në Borsh Piqeras, situata nuk është kritike, niveli ujit te Ura e Mifolit është 6.2 m.

Në Fier kuota në Vjosë është 5.4 nga 6.5 që është kuota e alarmit, argjinaturat janë pa probleme. Në Fushë Krujë ka një rritje të nivelit Zeze, 250 ha të përmbyt në Bubq dhe 3 lagje të bllokuara, në Thumanë situata në kontroll, ka disa fshatrat që ka pasur përmbytje në oborre të banesave! Në Sukth janë evakuuar 10 qytetarë. Në Gjirokastër situatë emergjence, janë marrë masa dhe është bërë ndërhyrja në ato zona ku ka pasur probleme. FA ka dyfishuar gatishmërinë 260 forca të specializuara 1600 të tjera të shtabeve dhe të qarqeve. Rreth 1100 forca nga Bashkitë e rrezikuara janë të angazhuar dhe në dispozicion të emergjencës", tha Peleshi.

Ora 19:50
Përmbytjet/ Rama ‘porosi’ ministrave: Të mos përsëriten ngjarjet e shkuara dramatike që kanë shkaktuar dëme të mëdha prej paaftësisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në mbledhje me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile u ka kujtuar përmbytjet e ndodhura më herët në vend siç kanë qenë ato në Shkodër në kohën kur në pushtet ishte qeveria Berisha.

Ai ka theksuar se nuk duhet të përsëriten ngjarje dramatike të tilla që kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme, si pasojë e paaftësisë.

“Diçka që nuk u  tha sepse nuk kishte sesi të thuhej për shkaktë specifikës është pikërisht administrimi i kaskadës në funksion të domosdoshmërisë për të pasur në kontroll të gjithë këtë prurje dhe patjetër në funksion të kujtesës së mirë që të mos përsëriten ngjarje dramatike që për fat të keq kanë ndodhur shumë kohë më parë, të cilat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme si rezultat i paaftësisë. Për këtë aspekt shumë specifik  por edhe të rëndësishëm nga pikëpamja e informimit të qytetarëve dëshirojtja kaloj fjalën ministres së infrastrukturës”, tha Rama.

Ora 19:46
Përmbytjet/ Braçe-Metës: Prej 5 ditësh në çdo qytet janë mbledhur Shtabet e Emergjencave! Në terren për punë, jo për fushatë si të tjerë (VIDEO)

Zv.kryeministri Erion Braçe në një konference me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile i është përgjigjur akzave të presidentit Ilir Meta i cili tha se nuk janë marrë masat për të parandaluar përmbytjet dhe se prej 5 ditësh janë mbledhur në çdo qytet Shtabet e Emergjencave.

Ndërkaq ai ka thënë se kanë qenë në terren për të parë situatën dhe për të marrë masa dhe këtë shton se nuk e kanë bërë për fshatë por për punë.

“Thujase prej  5 ditësh qeveria gjithë ministrat që shihni pushteti vendor prefektët në zonat që ndodhen në vështriësi kanë mbledhur shtabet e emergjencave. Dua të theksoj se IGJEUM ka njoftuar për një situatë të vështirë prej kushteve atmnsferike në datën  6. Ministrja e bujqësisë së ushqimit që menaxhon sektorin e vaditjes dhe kullimit ka qenë në terren. Prej 3 ditësh të gjithë hidrovoret nga veriu deri në Butrint kanë punuar me kapacitet të plotë.

Drejtoria e përgjithshme e rrugëve nën kujdesin e ministri të transportit ka qenë në terren dhe rrugët janë të gjitha të hapura. Gjatë 4 ditëve të fundit por dhe më herët nuk ka munguar asnjë minutë energjia elektrike nga hidrovoret.  Menaxhimi i kaskadës së drinit ka qenë optimal deri tani. Komiteti që e menaxhon është mbledhur çdo ditë. Kemi një situatë të kontrolluar. Pa më të voglin diskutim që të gjitha këtyre agjencive su ka munguar mbështetja financiare. Të gjithë kryetare te bashkive kanë mbledhur shtabet e tyre të emergjencave. Sot që flasim dita ka qenë edhe më e vështirë prej reshjeve që kanë rënë.

Gjatë 3 ditëve të fundit ska asnjë rajon që trë mos ketë pasur mbi 100 mm shi pra reshje. Pavarësisht kësaj sot është dhënë efekti veçanërisht në zona të goditura. Pavarësisht këtij fakti do thoja se zona e kryer gjatë verës në secilin nga këto territorie, psh Zadrima ndodhet në vështirësi, janë pastruar 48 km kanale gjatë gjithë periudhës së verës.

Puna e verës ka bërë që të minimizohet intensiveti i gjatë ditëve të fundit. Ne skemi qenë për fushatë në terroitor ashtu si  të tjerë në mënyrë të papërgjegjshme vazhdojnë ta bëjnë. Ne kemi qenë për punë. Në orët në vijim e vështirë. Edhe nata e sotme, do ketë reshje të shumta. Do jemi në gatishmëri. FA dhe të ndërhyrjes së shpejtë janë pranë bashkive. Natyrisht që akoma më shumë njerëz do shtohen nesër dhe në vijim. Ne shpresojmë shumë që situatën të vijojmë ta mbajmë nën kontroll. Kjo është bërë gjatë ditëve të fujndit dhe nga mëngjesi i sotëm dhe në vijim. Do vazhdojmë rikuperimin për çdo dëm të shkaktuar”, tha Braçe.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 08/01/2021 23:03

    NUK KA CA BEN USHTRIA NE TERREN,,aty duhet te beheshin punet qysh ne behar ,,,,te behej thellimi i lumejve,,dhe te hidheshin ne shtratet e lumejve me gure te medhenj apo beton dhe te mbilleshin peme anes lumejve ,,,keto duhej te beheshin nga emergjencat civile qe flene gjithe veres nen hijen e pemeve si gjinkalla......

    Përgjigju
  • Martin: 08/01/2021 22:11

    Ka vende qe problemin e permbytjeve e zgjidhin me ndertimin e ujemledhesave dhe digave. Spanja ka ndertuar 1230 objekte te tilla, per ti bere balle shfryrjes se lumenjve. https://www.google.co.uk/amp/s/amp.europapress.es/castilla-lamancha/noticia-presas-desembalsan-agua-abundantes-lluvias-evitar-inundaciones-20140215151551.html

    Përgjigju
  • Saliu: 08/01/2021 21:52

    He mer burrë se kaluan 24 orë pa degjuar fajin e ka Saliu, na u mbush zemra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?