Përmbytjet/ Spiropali live nga Shkodra për Report Tv: Qyteti as nuk pastrohet, më kujton Tiranën e 'Lul Bravës'

21 Nëntor 2022, 18:57| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 07:13

  • Share

Situata e përmbytjeve në Shkodër ka sjellë përplasjen ndërmjet opozitës dhe mazhorancës. Gjatë një mbledhje që zhvilloi me Shtabin e Emergjencës në Shkdoër, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali tha për emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv se i pranishëm për menazhimin sa më të mirë të situatës duhet të ishte edhe kryetari i bashkisë Bardh Spahia. Por sipas Spiropalit, ai refuzoiqë të vinte pasi kishte impenjime të tjera të priste ‘non gratën’ duke ju referuar Sali Berishës.

‘Do donim ta kishim kryetarin e bashkisë në mbledhjen që bëmë, por ai kishte impenjime të tjera pasi priste non gratën në Shkodër. Unë e thash edhe në atë takim, nuk jemi aty për Sali Berishën, por jemi aty për Shkodrën dhe qytetarët e Shkodrës dhe për qytetarët që kanë nevojë për ndihmën e qeverisë. Ai po përdor fatkeqësinë natyrore për fatkeqësinë e tij partiake.’- tha Spiropali.

E pyetur në lidhje me banesat e ndërtuara nën nivelin e detit në zonën e Shkodrës, ministrja tha se ai është një problem i vjetër dhe i trashëguar, por nuk duhet të jetë faktor në menaxhimin e emergjencave të tilla. Spiropali ironizoi qeverisjen e pushtetit lokal, ku tha se ata që nuk pastrojnë pusetat e qytetit, merren me menaxhimin e kaskadave.

‘Ai është një problem i vjetër e i trashëguar që nuk duhet të jetë faktor në menaxhimin e emergjencave të tilla. Është domosdoshmëri sot kur dëgjojmë deklarata delirante nga pushteti lokal dhe kryetari i Tiranës dhe bashkisë. Nuk mund të mos them se mënyra se si menaxhohet pushteti më kujton bashkinë e Lul Bravës. Pra nuk pastrohet as qyteti as pusetat asgjë. Të gjithë janë të gatshëm që të japin mend për menaxhimin e kaskadave megjithëse ende nuk pastrojnë pastetat.  Qytetaret që janë evakuuar të furnizohen më ato që ju duhen dhe bashkia të bëjë punë e saj që të përdori fondin emergjencës për këta qytetarë. I bëj thirrje institucionet shtetërorë të vazhdojnë dhe të bëjnë punë.’- u shpreh Spiropali.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Spiro: 21/11/2022 19:41

    Po vlora dhe fieri kur permbyten te kujtojne salarjonin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?