Ndihma nga qeveria turke për përmbytjet në Shkodër

Përmbytjet në Shkodër/ Rama: Shteti në krye të detyrës (Ndërkohë mbërrin mielli turk)

24 Mars 2018, 20:23| Përditesimi: 24 Mars 2018, 20:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album fotografik në rrjetete sociale, nga zonat e përmbytura në Shkodrë, ku sipas tij shteti është në krye të detyrës.

“Përtej llogjeve përçarëse, situata në përmirësim të vazhdueshëm falë angazhimit real të Forcave të Armatosura dhe çdo strukture përkatëse të shtetit”, - ka qenë “thumbimi” i kryeministrit ndaj kritikave të opozitës për mosshpalljes së emergjencës në zonën e përmbytur.

Ndërkohë, në fotot e publikuara nga Rama, dallohet edhe një kamion me miell, shoqëruar me flamurin e Turqisë dhe logon e kryeministrisë se vendit të Erdoganit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?