Deputeti demokrat Romeo Gurakuqi, gjatë debatit me dy ministrat Xhaçka e Bushati në Dajç të Shkodrës

Përmbytjet në Shkodër/ Përplasja e Gurakuqit me Bushatin e Xhaçkën: U dukët vetëm dy ditët e fundit

23 Mars 2018, 21:00| Përditesimi: 23 Mars 2018, 21:20

  • Share

Gjatë vizitës së tyre të sotme në zonat e përmbytura në Dajç të Shkodrës ministrat Olta Xhaçka dhe Ditmir Bushati janë takuar edhe me deputetin e PD-së për këtë zonë, Romeo Gurakuqi.

Gurakuqi u ka kërkuar dy ministrave prezencën e shtetit në zonat përmbytura dhe sigurimin e bazës ushqimore.

Ministrat Bushati dhe Xhaçka i kanë deklaruar atij se të gjitha strukturat e shtetit janë në gatishmëri për të përballuar situatën.

Megjithatë, ligjvënësi opozitar i ka akuzuar përfaqësuesit socilistë së kanë ardhur vetëm dy ditët e fundit në Shkodër.

Ministri Bushati ka replikuar duke theksuar se ushtria dhe policia kanë qenë që ditën e parë në gatishmëri, çka sipas tij tregon se shteti ka qenë prezent për përballimin e situatës.
 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?