Përmbytjet në Libi, shkon në 11300 numri i të vdekurve në Derna! 10 mijë persona ende të zhdukur

17 Shtator 2023, 07:54| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 08:17

  • Share

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në qytetin bregdetar lindor të Libisë, Derna, është rritur në të paktën 11,300, sipas një raporti të OKB-së të publikuar të shtunën, edhe pse përpjekjet e vazhdueshme të kërkimit priten për të gjetur më shumë viktima.

170 persona të tjerë kanë vdekur jashtë Derna për shkak të përmbytjeve, tha Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

Dhe vetëm në Derna, të paktën 10,100 persona mbeten të zhdukur.

“Këto shifra pritet të rriten ndërsa ekuipazhet e kërkim-shpëtimit punojnë pa u lodhur për të gjetur të mbijetuarit”, shtoi ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?