Mrekulli në Libi, familja prej 5 anëtarësh nxirret e gjallë nga rrënojat

18 Shtator 2023, 22:14| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 22:22

  • Share

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese në qytetin bregdetar lindor të Libisë, Derna, është rritur në të paktën 11.300 persona. Një familje prej 5 anëtarësh është nxjerrë gjallë nga rrënojat në të cilat ishin bllokuar në një zonë pranë Dernës.

Një video është bërë virale, ku shihet një i ri i cili është në kërkim të nënën së tij mes rrënojave, ku më pas arrin të regjistrojë zërin e saj.

Në videon e publikuar data është e paspecifikuar, por ajo ka rigjallëruar shpresat e mbetura për gjetjen e të mbijetuarve në zonat e prekura nga fatkeqësia, raporton Ansa.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?