Pamje nga përmbytjet në Afrikë

Përmbytjet në Afrikë, mbi 100 viktima, mes tyre 16 fëmijë! Zhvendosen nga shtëpitë e tyre 700 mijë banorë

17 Nëntor 2023, 10:34| Përditesimi: 17 Nëntor 2023, 10:36

  • Share

Të paktën 111 njerëz kanë vdekur dhe 700 mijë të tjerë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Bririn e Afrikës në javët e fundit.

Sipas një njoftimi të organizatës joqeveritare Save the Children, në mesin e viktimave janë 16 fëmijë.

Reshjet e pandërprera në qarqet veriore të Kenias dhe kryeqytetin Nairobi kanë çuar në përmbytje të përhapura, duke zhvendosur rreth 36 mijë njerëz, raportojnë mediat e huaja.

Përmbytjet janë të fundit në një seri ngjarjesh ekstreme të motit në vitet e fundit që godasin Afrikën, ku fëmijët dhe komunitetet e gjejnë veten në 'fundin' e krizës globale të klimës.

Agjencia e ndihmës po bën thirrje për ndërhyrje urgjente kombëtare dhe ndërkombëtare për t'iu përgjigjur zhvendosjes masive në Kenia, Etiopi dhe Somali. 

Shumë nga familjet e zhvendosura, duke përfshirë mijëra fëmijë, tashmë kanë nevojë për furnizime emergjente si ushqim, strehim, ujë të pastër dhe tualete.

Fenomeni El Niño rriti reshjet e sezonit të shirave në rajon, duke prekur kryesisht Somalinë, por edhe Etiopinë dhe Kenian.

Drejtori i vendit të Save the Children për Somali, Mohamud Mohamed Hassan, tha:

“Ne po bëjmë thirrje për veprime urgjente për të ndihmuar komunitetet të përgjigjen dhe të mbrojnë më mirë jetën e fëmijëve dhe të zvogëlojnë ndikimin afatgjatë. Ndërsa fëmijët janë më të cenuarit ndaj krizave si këto, ata janë gjithashtu jashtëzakonisht elastikë. Me mbështetjen e duhur, të dhënë në kohën e duhur, ata mund të kapërcejnë edhe sfidat më të paimagjinueshme.”

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?