Përmbytjet, Meta: Shteti të dëmshpërblejë qytetarët, drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të KESH që na sollën në këtë situatë

22 Nëntor 2022, 13:59| Përditesimi: 22 Nëntor 2022, 14:17

  • Share

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të dëmshpërblejë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet. Meta thotë se drejtësia duhet të veprojë për drejtuesit e KESH pasi quan ata përgjegjës për krijimin e kësaj situate.

“Kemi të bëjmë me një fatkeqësi natyrore. Qeveria të dëmshpërblejë qytetarët dhe drejtësia të veprojë ndaj drejtuesve të sistemit energjetik për të gjitha aktet e rënda si korruptive që çuan në këtë situatë, ashtu edhe për moslajmërimin e autoriteteve vendore qytetarëve për t’u mbrojtur nga përmbytja. Në një vend ku llogaridhënia është zero për shkak të kapjes së shtetit dhe paralizimit të të gjitha institucioneve e vetmja rrugë për vendosjen e llogaridhënies është ajo e referendumit dhe besoj që bashke me PD dhe të gjithë forcat e tjera opozitare do të bëjmë të mundur që Shqipëria të ketë jo një por disa referendume që do të vendosin shtetin e së drejtës që u përgjigjet qytetarëve dhe jo që i shtyp ato”, tha Meta.


Lajmi kryesor:

Meta: Përmbytja erdhi nga korrupsioni, hidrovoret në Shkodër s’ishin në punë për shkak të mungesës së energjisë! Qeveria të dëmshpërblejë qytetarët


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?