VIDEO/ Përmbytjet masive në Pekin, makina përfundon në gropën e krijuar në mes të autostradës nga shembja e urës

4 Gusht 2023, 12:04| Përditesimi: 4 Gusht 2023, 12:11

  • Share

Një burrë përjetoi momente tmerri teksa makina e tij, përfundoi në një gropë të madhe në mesin e një ure të ndarë në dy pjesë, si pasojë e përmbyjeve masive në autostradës Harbin-Mudanjiang në provincën Heilongjiang.

Ai ishte brenda automjetit, duke i dhënë makinës kur papritur shfaqet një gropë e madhe në mesin e urës.

Pamjet nga ky moment janë kapur nga një makinëm e cila po ecte paralelisht me shoferin në fjalë dhe video e publikuar ka bërë shpejt xhiron e rrjetit.Fatmirësisht, sipas dëshmitarëve, shoferi u shpëtua nga drejtues të tjerë.

Ura më autostradën në veri të Kinës, u shemb për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur.

Kina po përballet me përmbytje të shkaktuara nga shirat e dendur në disa pjesë të vendit. Rajoni i kryeqytetit të Kinës është goditur nga shirat më të dendur që nga fillimi i regjistrimeve 140 vjet më parë, pasi përmbytjet lanë të paktën 20 njerëz të vdekur dhe 27 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?