Përmbytjet i marrin jetën 18 personave në Kaliforni! Ekspertët: Nga thatësira në stuhi, pasojë e ngrohjes globale

12 Janar 2023, 17:15| Përditesimi: 12 Janar 2023, 17:29

  • Share

Acari dhe dëbora e pak javëve më parë i kanë lënë vendin përmbytjeve masive në Amerikë. Të paktën 18 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Kaliforni. Moti ekstrem me rrebeshe shiu dhe erëra tejet të forta ka prekur më shumë se 4.5 milion banorë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Lagje të tëra në Kaliforni janë nën ujë, erërat kanë rrëzuar pemë, në zona të ndryshme ka rrëshqitje dheu, ndërsa mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom, tha se nuk kishte parë kurrë stuhi të kësaj shkalle më parë.

Shkencëtarët e klimës thonë se klima po ndryshon me hapa të shpejtë drejt përkeqësimit, ku, pas dekadave të tëra thatësire që digjnin pyje të tërë, Kalofornia pushtohet prej ditësh nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje masive. Kemi kaluar nga thatësira ekstreme në lagështirë ekstreme, dhe kjo është shenjë e keqe, thonë shkencëtarët e klimës.

Edhe guvernatori ka thënë se duhet të merren masa, pasi kemi të ngjarë të shohim më shumë ngjarje si kjo në të ardhmen, tha ai.  Meterologët njoftojnë se në fundjavë, stuhitë pritet të zhvendosen më tej në veri, drejt shteteve bregdetare të Paqësorit, në Oregon dhe Uashington.

Përgatiti gazetari Sebastian Zonja

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?