Përmbytjet/ Çahet asfalti në aksin rrugor Librazhd-Fushë Studën! Report Tv sjell pamjet

18 Janar 2021, 20:15| Përditesimi: 18 Janar 2021, 20:29

  • Share

LIBRAZHD- Shirat e dendur që pushtuan vendin pak ditë më parë kanë lënë jo pak pasoja!

Në aksin rrugor Librazhd, që të çon në pikën turistike Fushë-Studen, asfalti ka pësuar një çarje duke u bërë burime aksidenti i rrezikshëm për shumë drejtues mjetesh.

Siç shihet në pamjet që sjell gazetari Ronaldo Gjoshi, asfalti është fryrë, teksa mësohet se deri më tani nuk është marrë masa për rregullimin e këtij problemi.

Gjithashtu mësohet se në këtë aks ka pasur edhe rrëshqitje dherash, duke ndikuar negativisht për banorët e zonës nisur nga fakti që është një vend turistik e frekuentohet nga dhjetëra turistë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shebenik: 18/01/2021 21:23

    He se brenda javes e rregullon depyteti, sic po rregullon unazen e Librazhdit, 200 m lineare asfalt ka 6 muaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?