Përmbytje në Indi, rrugët kthehen në lumenj dhe shkatërrojnë bazën ushtarake, 10 viktima dhe 82 të zhdukur

4 Tetor 2023, 15:30| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 19:38

  • Share

Të paktën 23 anëtarë të ushtrisë indiane janë të zhdukur pasi përmbytjet shkatërruan bazat e tyre në një luginë në shtetin verilindor indian të Sikkim.

Ushtria tha se uji i lëshuar në rrjedhën e sipërme nga diga Chungthang nënkuptonte se lumi ishte tashmë më shumë se 4.5 metra, më e lartë se zakonisht. Mediat lokale raportuan se tre civilë kishin vdekur pasi uji u kishte hyrë në shtëpi gjatë natës.

“Për shkak të reshjeve të papritura në liqenin Lonak, shteti Sikkim, përmbytje të shpejta ndodhën në lumin Teesta, ku 23 ushtarë janë shpallur të humbur dhe automjetet e tyre janë gjendur nën ujë", thuhet në deklaratën e ushtrisë.

Ministria indiane e mbrojtjes i tha BBC-së se kishte nisur një operacion kërkim-shpëtimi dhe se ishte duke pritur për më shumë informacion. Po ashtu, autoritetet kanë nisur evakuimin e njerëzve në disa zona.

Së fundmi sipas raportimeve 10 njerëz kanë vdekur në shtetin indian të Sikkim dhe 82 të tjerë janë zhdukur duke përfshirë edhe ushtarët.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?