Situatë kaotike me përmbytjet në Greqi, Bullgari e Turqi! 9 persona të vdekur

6 Shtator 2023, 14:58| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 21:27

  • Share

Nëntë persona kanë humbur jetën në stuhitë me reshje të dendura shiu që përfshirë përveç Greqisë dhe Bullgarinë e Turqinë. 

Në Greqi, policia ndaloi trafikun në qytetin e Volosit, në rajonin malor të Pilionit dhe në ishullin turistik Skiathos, pasi shirat rekord shkaktuan të paktën 2 të vdekur dhe mbuluan rrugët.

Në Bullgari, kryeministri Nikolay Denkov deklaroi se dy persona kishin vdekur dhe tre të tjerë ishin shpallur të humbur pasi një stuhi shkaktoi përmbytje në jug të vendit.

Në Stamboll, shirat e dendura mbuluan gjithashtu rrugët dhe lanë të vdekur 2 persona.

Autoriteteve iu desh të shpëtonin një dyzinë njerëzish që kishin mbetur të bllokuar brenda një librarie, ndërsa disa stacione metroje u mbyllën.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?