Pamje nga vendi i përmbytur

Përmbytjet në Brazil, mbi 48 viktima, dhjetëra të zhdukur në São Paulo

23 Shkurt 2023, 13:44| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 13:51

  • Share

Brazili po përballet me përmbytje të mëdha. Sipas “The Guardian” më shumë se 48 persona kanë humbur jetën për shkak të reshjeve masive që shkaktuan përmbytje dhe dhjetëra të tjerë janë raportuar të humbur. Reshjet e dendura shkaktuan rrëshqitje të dheut në qytetet përgjatë bregdetit, duke rrezikuar me qindra familje ndërkohë që shumë rrugë janë bllokuar.

Shirat e dendur shkatërruan zonat bregdetare, ku në Sao Paulo uji vërshoi brenda nëpër shtëpi dhe përmbyti rrugët. Akset kryesore si autostrada Mogi-Bertioga dhe Rio-Santos u bllokuan gjithashtu, ndërsa qytetet të tjera të prekuranga janë Ilhabela, Caraguatatuba, Bertioga dhe Ubatuba.

Për shkak të rrëshqitjes së dherave dhe ndërtimit me cilësi të dobët, 1 800 persona mbetën të pastrehë, të cilët përkohësiht u vendosën shkolla, kopshte e kisha. Përvec zjarrëfikësve dhe policisë, në ndihmë të ekipeve janë edhe angazhuar edhe vullnetarë.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?