Pasojat e përmbytjeve në Afganistan

Përmbytje në Afganistan, 26 persona të vdekur e 40 të zhdukur! Llogariten dëme të shumta financiare

23 Korrik 2023, 13:33| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 13:36

  • Share

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë janë zhdukur, pas përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Afganistanin qendror, kanë njoftuar autoritetet e udhëhequra nga talibanët.

Një zëdhënës i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë më 23 korrik se ndihma urgjente po dërgohet në zonën e katastrofës, në qarkun e Jalrezit, në provincën Maidan Vardak.

Ai ka thënë se janë pikëlluar thellë nga lajmi për vdekjen dhe zhdukjen e qytetarëve, raporton AFP.

“Janë shkaktuar edhe disa humbje financiare”, ka bërë të ditur zëdhënësi.

Zyra e guvernatorit provincial ka thënë nëpërmjet një komunikate se qindra shtëpi janë dëmtuar apo shkatërruar, dhe se njerëzit e zhdukur besohet të jenë nën rrënojat e shtëpive të shembura.

Sipas komunikatës, qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur dhe shkatërruar, ndërsa autostrada ndërmjet kryeqytetit Kabul dhe provincës qendrore Bamijan është mbyllur për shkak të vërshimeve.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?