Përmbytje katastrofike në Libi, shënohen 2 mijë viktima

11 Shtator 2023, 21:44| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 21:50

  • Share

Më shumë se 2,000 njerëz në Libi dyshohet se kanë vdekur nga përmbytjet që kanë përfshirë vendin, pasi stuhia Daniel përfshiu pjesën lindore të vendit. CNN shkruan se kreu i qeverisë, Osama Hamad njoftoi numrin e të vdekurve.

Përmbytjet kanë qenë të përmasave të mëdha, ndërsa pamjet tregojnë makina të zhytura, ndërtesa të shembura dhe përrenj uji që vërshojnë nëpër rrugë. Hamad i bëri thirrje personelit mjekësor dhe ndihmësve mjekësorë që të shkojnë në qytetin Derna për të ofruar ndihmë menjëherë, një ndër zonat më të prekura.  Linjat e telefonit u ndërprenë në Derna.

Gjysmëhëna e Kuqe në Bengazi tha të hënën se ata vlerësojnë 150 deri në 250 njerëz të vdekur në qytetin Derna, sipas Reuters.

Të paktën 14 persona kanë të vdekur nga stuhitë e ashpra dhe përmbytjet e rënda që goditën Evropën Jugore. Spitalet në qytetin lindor të Bayda u evakuuan pas përmbytjeve të rënda nga reshjet e shkaktuara nga një stuhi e madhe. Ky shi është rezultat i Stuhisë Daniel. Stuhia solli përmbytje katastrofike në Greqi javën e kaluar përpara se të lëvizte në Mesdhe.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?